Në Kuçovë u arrestua në flagrancë shtetasi Vilson Leshtori 23 vjeç. Sekuestrohen rreth 20 kg kanabis, 1153 fara kanabis, 2 armë zjarri.
Ai prodhonte dhe shiste lëndë narkotike.
Policia sekuestroi rreth 20 kg kanabis, 1153 fara kanabis dhe 2 armë zjarri.
Njoftimi i Policisë:
Kuçovë, Berat/Finalizohet operacioni policor i koduar “Perondi”, sekuestrohen rreth 20 kanabis, 1153 fara kanabisi, 2 armë zjarri, municion luftarak dhe 2 aparate celulare.
Vihet në pranga 23-vjeçari që ushtronte veprimtarinë kriminale të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve.
Në banesën e 23-vjeçarit, Policia gjeti 20 kg kanabis, farat narkotike, armët e zjarrit dhe municionin luftarak.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të kontrolleve për kapjen e personave që ushtrojnë veprimtarinë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar dhe në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, për një rast të kësaj veprimtarie kriminale, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës Operacionale, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Perondi”.
Në kuadër të këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi V. L., 23 vjeç, banues në fshatin Perondi, Kuçovë.
Gjatë operacionit, në rrugën e fshatit Perondi, shërbimet e Policisë kanë ndaluar për kontroll automjetin tip “Smart”, me të cilin qarkullonte ky shtetas dhe si rezultat i kontrollit gjetën një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Në vijim të operacionit, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit V. L., shërbimet e Policisë gjetën 20 kg lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, 1153 fara të dyshuara narkotike cannabis sativa, 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë zjarri pushkë, 2 krehra me fishekë dhe një sasi tjetër municioni luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me 2 aparate celulare.
Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas ushtronte veprimtarinë kriminale të prodhimit të lëndës narkotike kanabis dhe të shitjes së saj në doza, në Kuçovë dhe në Berat.
Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të metejshme.