Nga Edi Rama
Ju qofshi seriozisht, qofshi ju. Zoti i ndihmoftë rrugëhumburit që vijnë pas jush me kuaj flokëkaltër dhe me autobusë që paguhen nga puna e ndershme e personit Z (eni), e personit Y, e personit M (iftar).L dhe disa personave të tjerë të lidhur me ta përmes ruletave që mbikëqyr Europoli.
Thuhet edhe një tjetër dhe kjo është akoma më e rëndë, “Tradhti kombëtare”. Kam tradhtuar kombin sepse desha të eliminoj këta që eliminohen vetë çdo ditë, ka 10 vjet dhe të shkatërroj demokracinë duke përdorur FBI-në. Cila është tradhtia këtu saktësisht, që ta marrim seriozisht? Se ta zëmë se unë e kam përdorur FBI-në, çka jo unë, kryeministri i një vendi milingonë në hartën e botës, por dëgjojeni mirë, nuk ka kryeministër të huaj në këtë planet, nuk ekziston, përveç të zotit të Shtëpisë së Bardhë, që ta ketë këtë fuqi, nuk ekziston.
……
E kam lexuar më shumë vëmendje aktakuzën, nuk thotë asgjë asgjëkundi. Te Lana po, aty Deripaska është duke kompromentuar, duke korruptuar lalin për të kapur ujërat e zeza tani që flasim, përmes personit ZH i cili i lidhur me një person Z (eni) kanë gjetur rrugën që të shkojnë te lali që është personi EV (Erion Veliaj).