Aksident i rëndë me pasojë vdekje është regjistruar sot në Tiranë.
Ngjarja ndodhi në aksin rrugor Tiranë-Durrës. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi me inicialet E. D., 28 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasen E. S., rreth 40 vjeçe, e cila si pasojë ka ndërruar jetë.
NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 01.03.2023, në aksin rrugor Tiranë-Durrës, dyshohet se shtetasi E. D., 28 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasen E. S., rreth 40 vjeçe, e cila si pasojë ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.