Ka shkuar në 44 numri i viktimave nga përplasja e dy trenave në Larisa të Greqisë. Ekspertiza mjeko-ligjore ka përfunduar për 44 trupa, të cilët janë në gjendje shumë të keqe dhe pjesa më e madhe e tyre janë përkatësisht mes moshës 20-30 vjeç.
Sipas medieve greke 53 persona nuk gjejnë dot të afërmit e tyre dhe janë në kërkim në Spitalin e Përgjithshëm të Larisës, ku po japin mostrën e ADN-së. Disa nga viktimat janë të copëtuara dhe të karbonizuara ndaj është shumë e vështirë për t’i identifikuar.