Gazetari Spartak Koka ka rrëfyer në emisionin “Opinion” detaje nga arrestimi i Dan Hutrës mbrëmjen e sotme pranë landfillit të Sharrës.
Sipas informacioneve të siguruara nga gazetari, Hutra ka qenë duke përgatitur kryerjen edhe të një vrasjeje tjetër.
“Policia u njoftua nga dy banorë të Sharrës. Kanë qenë dy çuna xhaje të cilët e njihnin si personazh, e kishin parë foton të publikuar në media dhe tek një prej lokaleve pranë landfillit të Sharrës, Dan Hutra që kishte parkuar automjetin kishte zbritur i paramatosur dhe bleu
2 paketa Wiston, 2 molto cokollate dhe një ujë pa gaz.
Njëri prej tyre e ka identifikuar edhe për faktin se Hutra ka qenë banor i zonës së Sharrës para shumë vitesh. Njëri nga çunat ka njoftuar policinë duke i thënë mos ndizni fenelina, mundohuni të vini në qetësi.
Ai është ngjitur në kodër dhe ajo që është mësuar është se i ka thënë që mund t’ju vras dhe ju tani, por me ju nuk kam punë. Duhet të më kishit lënë të vrisja edhe një person.
Donte të vriste një tjetër person, Rrahman Sela për të cilin ka thënë se është përgjegjës për vrasjen e të atit, që në fakt nuk kishte asnjë lidhje. Pozicionimi i tij në kodër ishte për ta survejuar dhe për t’i vajtur në shtëpi. Ai nuk po identifikonte dot shtëpinë. Qëllimi ishte të futej edhe tek shtëpia e Rrahman Selës dhe donte të kryente edhe këtë vrasje”, tha Koka duke treguar se banesa e shënjestrës tjetër ishte shumë pranë vendit ku u kap Hutra.