Sylvinho debuton në stolin e Shqipërisë ndaj kombëtares Europiane

Debutim në transfertë për Sylvinhon në pankinën e kombëtares shqiptare.

Pavarësisht kontakteve me shumë Federata të ndryshme, FSHF nuk ka arritur të gjej një kundërshtarë ideal për kuqezinjtë. Në këtë mënyrë, braziliani 48-vjeçar nuk do ketë mundësinë për t’i pasur më shpejt në dispozicion futbollistët për tu përgatitur në kualifikueset e Europianit, Gjermani 2024.

Takimi debutues për Sylvinhon do të jetë ai ndaj Polonisë më 27 mars në Varshavë. Në të tilla kushte, tekniku brazilian nuk do të ketë mundësinë që të bëjë eksperimente para se të zbresë në fushën e lojës përballë Polonisë së Levandovskit.

Koha e shkurtër në dispozicion për të përgatitur ndeshje ndaj kundërshtarit direkt për kualifikim në Europian mund të jetë një pengesë aspak e lehtë për Sylvinhon.

Ish-tekniku i Lyonit dhe Corinthias e ka të gjithë shpresën tek një paraqitje pozitive në këto kualifikuese dhe pjesëmarrja në turneun gjerman vitin e ardhshëm do zgjaste vazhdimësinë e tij në pankinën kuqezi. Kombëtarja shqiptare gjendet në grupin E kualifikues ku përveç Polonisë është e shortuar së bashku me Republikën Çeke, Moldavinë dhe Ishujt Faraoe.

Latest articles

Related articles