Dan Hutra, rreth 40 vjeç, është personi i cili ka kryer krimin e dyfishtë në Paskuqan mesditën e kësaj të mërkure. Ai ka vrarë ka vrarë me armë zjarri shtetaset, Mevlute Hysa 30 vjeçe, motra e ish-bashkëjetueses së tij dhe Hasime Dafku 30 vjeçe, e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses.
Gjithashtu të plagosur kanë mbetur dhe ish-bashkëjetuesja e tij Elena Hysa, 35 vjeçe, dhe nëna e saj Kujtime Hysa, 60-vjeçe.
Hutra rezulton një person me precedent të mëparshëm penal. Ai është dënuar për vrasjen e ish-gruas së tij të parë në vitin 2007, shtetases , Dafina Havalja.
25-vjeçar asokohe, Hutra qëlloi për vdekje bashkëjetuesen e tij në një banesë në kryeyqtet.
Sipas deshmisë së familjarëve të viktimës, dhëndri u ka pohuar në telefon vrasjen, duke u treguar se ku ndodhej trupi pa jetë i Dafinës.
Hutra u arratis drejt Kukësit, por u arrestua më pas nga policia dhe u dënua për këtë krim, për të cilin fitoi lirinë, pas 14-vitesh, në vitin 2021.
Hutra është arrestuar sërish për dhunë në familje në qershor të vitit 2022 dhe ka fituar lirinë më 16 shkurtin e kaluar.