Nga Indrit Vokshi
A do e akuzojnë salikratët se po i shërben Ramës, siç po i akuzojnë kandidatët e PD Zyrtare? Nëse po, pse? A mendohej se kroasani belino do merrte vota komuniste dhe futja e Qorit në garë po ia heq rriskën e votave komuniste? Ku e kanë problemin?
Saliu thotë se vota opozitare është e bashkuar 100% rreth tij dhe Metës. Fakti që pretendon pronësi vetëm mbi votën opozitare dhe nuk sulmon Qorin, dëshmon se ai dëshiron thjesht të mbetet në opozitë, me opozitën si mburojë. Në pushtet e di që nuk ka shanse. E përsëris: flukset dhe grupimet opozitare duhet të gjejnë forcë për ta kapërcyer binomin Berisha-Meta. Për të ndërtuar politikë përtej tyre.