Dhuna ndaj Petraq Milos, Abazoviç kërkon falje: Nuk e ka prishur radhën

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, u pyet gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me kryeministrin Rama, në lidhje me dhunën e ushtruar nga policët kufitarë malazez ndaj profesorit Petraq Milo.

Abazoviç i kërkoi falje profesorit dhe tha se aktorët që kryen atë akt të shëmtuar do të dënohen.

Gjithashtu shefi i qeverisë në Podgoricë u tërhoq nga deklarata se profesori kishte prishur radhën. Ai tha se pas informatave që ka marrë profesori nuk ka kryer asnjë akt të kundërligjshëm.

“Shkurt më vjen shumë keq që ka ndodh ky incident, i kam kërkuar falje profesorit. Masat janë marrë menjëherë dhe janë arrestuar aktorët e këtij incidenti.

Më vjen keq që ka ndodhur kjo kjo gjë dhe kushdo që vjen nga Shqipëria është i mirëpritur.

Nuk kam qejf të politizohet kjo çështje, pasi nuk ka të bëjë me politikën zyrtare, por me një rast katastrofal.

E ftoj profesorin që të vijë, unë i kam kërkuar falje dhe çdokush është i mirëseardhur. Ata njerëz që kanë përgjegjësi për atë që ka ndodhur do të dënohen. Ligji do të zbatohet.

Pati keqinterpretime nga ana ime se dikush ka prishur radhën, pas informatave që kam marrë profesori nuk e ka prishur radhën, madje ai ka dashur të jap kontributin e tij”, tha Abazoviç.

Latest articles

Related articles