‘Është e sëmurë me tumor në mushkëri’, zbulohet si është gjendja e motrës së Valbonës

Këngëtarja e njohur shqiptare, Valbona Mema la dy ditë më parë shtëpinë e Big Brother VIP Albania, duke lënë kështu në gjysmë rrugëtimin e saj në këtë program. Pasi mori vesh se një familjare e saj ishte e sëmurë, ajo vendosi që të largohej përfundimisht nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

Sakaq, ditën e sotme ishte i ftuar në emisionin ‘Wake Up’ në Top Channe gazetari Bledi Mane, i cili zbuloi edhe arsyen se pse Valbona vendosi të largohen nga shtëpia e Big Brother VIP. Ai tha se këngëtarja doli për shkak se kishte motrën të sëmurë me tumor në mushkëri.

“Bona doli për shkak se ka motrën të sëmurë me tumor në mushkëri, është në gradë të rëndë,” tha Bledi Mane, i cili tregoi se këngëtarja u ndikua edhe nga debatet me Luiz Ejllin. “Megjithatë e ndikuan edhe debatet me Luizin,” tha ndër të tjera gazetari.

Kujtojmë që edhe gazetari Bledi Mane vendosi të largohej nga shtëpia e Big Brother VIP me vullnet të lirë gjatë spektaklit të së martës. Ai ishte në nominim me Kiarën dhe Luizin, por vendosi mos të priste vendimin e publikut dhe la shtëpinë me vendimin e tij personal.

Latest articles

Related articles