Miliarderi amerikan, Thomas Lee, është gjetur i vdekur në moshën 78-vjeçare. Përmes një deklarate, familja e tij tha se është jashtëzakonisht e pikëlluar me vdekjen e tij.Mediumi amerikan, “The New York Post”, raporton se Lee ka vdekur nga një plagë e vetëshkaktuar me armë zjarri në zyrën e tij në Mahnhattan.
Policia e Nju Jorkut i tha televizionit BBC se një burrë i paidentifikuar 78-vjeçar është gjetur i vdekur të enjten në mëngjes në adresën 767 Fifth Avenue.
Sipas revistës “Forbes”, Lee kishte pasuri prej dy miliardë dollarësh në kohën e vdekjes.Policia nuk ka konfirmuar se burri ka vdekur nga një plagë e vetëshkaktuar me armë zjarri, duke theksuar se shkaktari i vdekjes do të përcaktohet nga një ekzaminues mjekësor.Lee ishte i njohur për bamirësi.
Në vitin 1996, ai i kishte dhuruar 22 milionë dollarë Universitetit të Harvardit, ku vetë kishte studiuar. Një pjesë e asaj shume ishte përdorur për ndihma financiare për studentë.
“Kam qenë me fat që kam bërë ca para. Jam më shumë se i lumtur që t’i kthej disa prej tyre”- kishte thënë Lee në atë kohë.Lee i ka lënë prapa bashkëshorten Ann Tenenbaum dhe pesë fëmijë.