Dani Alves mbetet në burg, gjykata “rrëzon” kërkesën për liri me kusht

Dani Alves, i cili ndodhet në burg që prej 20 janarit, pasi akuzohet për sulm seksual ndaj një të reje në një klub nate të Barcelonës, nuk do të lirohet.

Gjykata refuzoi ankesën e superyllit brazilian ndaj vendimit të shkallës së parë dhe ai do të qëndrojë në burg.

Asi 39-vjeçar kishte deklaruar gatishmërinë e tij për të dalë nga burgu edhe për të mbajtur një sistem gjeolokimi (byzylyk), ndërsa pranoi të dorëzonte të dyja pasaportat për të arritur lirimin me kusht, por gjykata refuzoi kërkesën e tij dhe do të qëndrojë në paraburgim.

Latest articles

Related articles