Nga Klodian Tomorri
Biznesmeni Pellumb Salillari ka cuar ne gjykate vendimin e KKT-se qe i konfiskoi pallatin pa leje tek Liqeni. Gjyqi eshte neser.
Praktikisht nese Salillari nuk terhiqet nga gjyqi, konfiskimi bie dhe i gjithe aksioni i qeverise per sekuestrimin e ndertimeve del nje nul i madh. Dhe ne fakt ashtu eshte. Ai vendim shkel nje nga parimet baze te se drejtes. Prona merret vetem me gjykate. Dhe i vetmi institucion qe ka te drejte te konfiskoje eshte gjykata, jo qeveria.
Qeveria e di shume mire qe aksioni eshte i paligjshem. Pse e beri lind pyetja? Sepse Edi Rama e di qe ata qe kane ndertuar pa leje jane perfituesit me te medhenj te qeverise se tij dhe nuk kane guxim ta atakojne vendimin ne gjykate. Por me sa duket Salillari doli nga vatha.
Nese Salillari i shkon deri ne fund dhe fiton gjyqin Edi Rama diskretitohet. Pastaj te gjithe ndertuesit, qe u jane sekuestruar pallatet pa leje do bejne te njejten gje. Kryeministrit do t’i mbeten ne dore vetem copat e letres se konfiskimeve, qe firmoste per propagande para kamerave.
Kompania Salillari eshte nje nga perfituesit me te medhenj te fondeve publike ne Shqiperi. Ne 3 vitet e fundit ka marre nga thesari 9.1 miliarde leke. Keto jane pagesa te ekzekutuara, qe i kane shkuar ne llogari sepse vlera e tenderave te marra eshte shume me e madhe se kaq. Pertej kesaj, Salillari eshte aksioner me 50 per qind ne nje prej koncesioneve me fitimprurese ne Shqiperi, qte te rruges Durres-Kukes.
Tani pyetja shtrohet: Pasi ka marre kaq te mira nga Rama, a do ta thyeje Salillari Edi Ramen? Nese po, kryeministri i bie qe eshte i forte vetem me fukarenjte dhe i dobet para parase.