Tragjedi pas tragjedie/ Kush është 28-vjeçari që humbi jetën sot në Berat, pak ditë më parë i vëllai humbi jetën

28-vjeçari, Kliton Merkaj, është i riu i cili humbi jetën mëngjesin e sotëm, si pasojë e një aksidenti tragjik në rrethrrotullimin e Ciflikut Dimal.

Makina tip “Benz” me të cilën i riu po udhëtonte u godit me një shtyllë ndriçimi dhe ra në kanalin anësor. Për pasojë shoferi ndërroi jetë brenda makinës, pasi pësoi djegie, pasi makina u përfshi nga flakët.

Dyshohet se shkak i aksidentit të ketë qenë shpejtësia tej normave të lejuara. Sakaq të afërmit e viktimës bëjnë me dije se pak ditë më parë ka ndërruar jetë edhe vëllai i tij 30-vjeçar, i cili u mbyt në lumë.

Latest articles

Related articles