“Jemi në krizë”/ Rajoni italian kërkon mjekë nga Shqipëria

Nevoja për personelin mjekësor ka bërë që qeveria lokale e Kalabrisë të nisë punën për të huazuar mjekë e profesionistë të shëndetësisë dhe nga vende të tjera, mes të cilave Shqipëria.

Spitalet, qëndrat mjekësorë, poliklinikat, janë në mungesë të 2400 mjekëve, gjë që po çon në kolaps shërbimin shëndetësor publik për banorët, raportojnë mediat italiane.

Ministri i shëndetësisë Roberto Occhiuto ka deklaruar pak orë më parë se po verifikojnë mundësitë për të punësuar mjekë nga Shqipëria, pasi dhe konkurset e hapura për të punësuar mjekë nga e gjithë Italia nuk po japin rezultat.

Duke biseduar me gazetarët, Occhiuto shpjegoi: “Ne po verifikojmë gjithashtu mundësinë e punësimit të mjekëve nga Shqipëria për sa kohë që konkurset e hapura që po zhvillojmë nuk prodhojnë numrin e rekrutimet që ne shpresojmë.”

Ndërkohë. disa mjekë nga Kuba po punojnë tashmë në disa spitale në Reggio.

Kalabria ky rajon jugor i Italisë me gati 2 milionë banorë ndodhet në vështirësi organizative për të përballuar sistemin shëndetësor për popullatën me një deficit financiar rreth 1 miliardë euro.

Latest articles

Related articles