“Marrëdhënia sekrete e Ramës”, Andi Bushati: Krimineli që priti në zyrë

Analisti Andi Bushati thotë se kryeministri Edi Rama duhet të ndihej krenar, për faktin që priti në zyrë një nga zyrtarët më të lartë të FBI-së që ka ardhur ndonjëherë në vend.

Në emisionin “Now” në Euronews Albania, Bushati u shpreh se Rama nuk e bëri publik takimin me Charles McGonigal, pasi e priti këtë të fundit si kriminel dhe e pagoi për të goditur kreun e opozitës.

“Po të presësh një zyrtar të FBI-së, ti duhet të jesh krenar, e nxjerr në Facebook. Këta mbjellin një pemë dhe nxjerrin dhjetë foto në Facebook. Por e priti këtë, zyrtarin më të lartë të FBI-së që ka shkelur ndonjëherë në Shqipëri, nuk e nxorri në Facebook, se e priti si kriminel, nuk e priti si zyrtar.

Latest articles

Related articles