Një 53-vjeçar është gjetur i pajetë në një ndërtesë të pabanuar në Gjirokastër.
Sipas policisë viktimës me inciale E. Xh. nuk i janë konstatuar shenja dhune në trup.
“Gjirokastër/Informacion paraprak. Më datë 15.02.2023, rreth orës 17:00, njoftohemi se në lagjen “11 Janari”, Gjirokastër, në një objekt të pabanuar, është gjetur i pajetë shtetasi E. Xh., 53 vjeç. Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune”, thuhet në njoftimin e uniformave blu.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.