Policia ka reaguar në lidhje me ngjarjen në Ksamil, ku disa adoleshnetë shfaqeshin në një video duke u rrahur me shkopinj.
Policia shkruan se janë identifikuar 10 shtetasit e mitur që shfaqeshin në video duke dhunuar disa persona të tjerë.
Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, për motive të dobëta, në datën 09.02.2023, në Ksamil, janë konfliktuar fizikisht me disa shtetas të huaj, të cilët nuk kanë bërë denoncim për këtë rast.
Në përfundim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurorinë e Sarandës dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, për shtetasit E. M., E. M., F. D., A. S., E. S., A. V., G. T., A. K., I. C. dhe G. M., të moshave 15 dhe 16 vjeç.
Njoftimi i plotë i policisë:
Në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale, në të cilën shfaqen disa shtetas duke u konfliktuar me njëri-tjetrin, në Ksamil, specialistët e Komisariatit të Policisë Sarandë, bazuar në pamjet e publikuara, kanë nisur hetimet për dokumentimin e këtij rasti. Si rezultat i veprimeve hetimore u bë i mundur identifikimi i 10 shtetasve të mitur që shfaqen në video. Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, për motive të dobëta, në datën 09.02.2023, në Ksamil, janë konfliktuar fizikisht me disa shtetas të huaj, të cilët nuk kanë bërë denoncim për këtë rast. Në përfundim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurorinë e Sarandës dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, për shtetasit E. M., E. M., F. D., A. S., E. S., A. V., G. T., A. K., I. C. dhe G. M., të moshave 15 dhe 16 vjeç.