Milani ka shënuar fitore në ndeshjen e parë kundër Tottenham Hotspur, të vlefshëm për 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve.
Skuadra e drejtuar nga Stefano Pioli fitoi sonte me rezultat minimal dhe kështu do të ketë një epërsi për ndeshjen e kthimit.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “San Siro” përfundoi me rezultatin 1:0.
Golin e vetëm dhe të fitores për “Rossonerët” e shënoi Brahim Diaz, në minutën e shtatë.
Ndeshja e kthimit do të zhvillohet më 8 mars, në Londër.