VIDEO| Berisha zbulon sekretin. “Ma tha Erion Veliaj”

Zbulohet bashkëpunimi mes Berishës dhe Erion Veliajt, kush
Në intervistën e mbrëmshme në emisionin “Top Story” të Grida Dumës, Sali Berisha pa dashje dhe në përpjekje të krijimit të alibive se ndaj tij ka një konspiracion të madh, duke i folur subkoshienca, zbuloi disa të vërteta të pathëna më parë. Duke shpjeguar “skenarin me tre etapa”, që qenka zbatuar ndaj tij, në një moment të rrëfimit, ai padashje zbuloi se ka një bashkëpunim nën tokë me Erion Veliajn.

Kështu Berisha tregoi se përpara zgjedhjeve të pjesshme lokale të 6 marsit 2022, ambasadorja Yuri Kim ka pasur një takim me kryebashkiakun e Tiranës ku sipas tij është folur për pjesëmarrjen e Rithemelimit të Berishës non grata së bashku me LSI, brenda logos së “Shtëpisë së Lirisë”. Vetëm 20 minuta pas këtij takimi, Veliaj nëpërmjet një gazetari i cili mesa duket punon për të dy njëkohësisht, i ka dërguar “haber” Berishës për “planin” e Yuri Kim kundër tij. Berisha nuk e tha emrin e gazetarit, por nuk janë sekret tashmë ata që ditën punojnë dhe investohen për Berishën, kurse natën e kalojnë me Erion Veliajn për të koordinuar punët.

Duke u përpjekur që të “diskreditojë” ambasadoren e SHBA, Berisha padashje rrëfeu përpara Grida Dumës, bashkëpunimin e ngushtë që ka me Erion Veliajn. Aq e afërt është kjo marrëdhënie, sa Veliaj ka guxuar që të spiunojë te Berisha edhe një bisedë konfidenciale me ambasadoren e SHBA, pavarësisht se Berisha sot fantazon për temën që sipas tij ishte, “të ndihmojmë Lulzim Bashën” në zgjedhje. Por edhe sikur të ketë qenë kjo, pas zgjedhjeve të 6 marsit u pa se jo vetëm Erion Veluaj, por edhe Tom Doshi në Shkodër ndihmuan me të gjitha mënyrat Rithemelimin e Berishës.

“Etapa e dytë ishte të godasim një njeri që kishte autoritet moral dhe këtë e zgjidhën me non-gratën. E treta ishte ti marrim logon, vulën e flamurin. Më gjashtë mars u zhvilluan zgjedhjet dhe ne nuk kishim vendim për Kuvendin e 11 dhjetorit. Pa vendimin e Gjykatës ne bëmë si bëmë dhe me 25 mars gjykata vendosi që këto janë legjitime.

Yuri Kim i shkon në zyrë Veliajt dhe i thotë duhet ti vijmë në ndihmë Lulzim Bashës. Erion Veliaj thërret kolegun tuaj gazetar pas 20 minutash dhe i thotë ka ndodhur kjo e kjo dhe ai gazetar vjen në zyrën time e më thotë ka ndodhur kjo e kjo. Unë direkt dola në konferencë shtypi dhe e denoncova. Kur unë thashë këtë ajo të nesërmen bëri Twitter-in, tha se është mirë të ndërhyjë, nuk e mohoi dot se e kuptoi që Veliaj ma tha mua. Yuri Kim ka të gjithë shpresën tek Gorge Soros. Yuri Kim është përpjek me gjithë forcën për të ndikuar në vendimin e tre marsit.

Gjykata e ka dhënë vendimin për ne, nuk ka shkallë tjetër, Gjykata e Apelit nëse zbaton ligjin ka vetëm një alternativë. Unë s’mund të akuzoj një njeri por e di përpjekjet që po bëhen”, zbuloi Berisha mbrëmë në “Top Story”Zbulohet bashkëpunimi mes Berishës dhe Erion Veliajt, kush
Në intervistën e mbrëmshme në emisionin “Top Story” të Grida Dumës, Sali Berisha pa dashje dhe në përpjekje të krijimit të alibive se ndaj tij ka një konspiracion të madh, duke i folur subkoshienca, zbuloi disa të vërteta të pathëna më parë. Duke shpjeguar “skenarin me tre etapa”, që qenka zbatuar ndaj tij, në një moment të rrëfimit, ai padashje zbuloi se ka një bashkëpunim nën tokë me Erion Veliajn.

Kështu Berisha tregoi se përpara zgjedhjeve të pjesshme lokale të 6 marsit 2022, ambasadorja Yuri Kim ka pasur një takim me kryebashkiakun e Tiranës ku sipas tij është folur për pjesëmarrjen e Rithemelimit të Berishës non grata së bashku me LSI, brenda logos së “Shtëpisë së Lirisë”. Vetëm 20 minuta pas këtij takimi, Veliaj nëpërmjet një gazetari i cili mesa duket punon për të dy njëkohësisht, i ka dërguar “haber” Berishës për “planin” e Yuri Kim kundër tij. Berisha nuk e tha emrin e gazetarit, por nuk janë sekret tashmë ata që ditën punojnë dhe investohen për Berishën, kurse natën e kalojnë me Erion Veliajn për të koordinuar punët.

Duke u përpjekur që të “diskreditojë” ambasadoren e SHBA, Berisha padashje rrëfeu përpara Grida Dumës, bashkëpunimin e ngushtë që ka me Erion Veliajn. Aq e afërt është kjo marrëdhënie, sa Veliaj ka guxuar që të spiunojë te Berisha edhe një bisedë konfidenciale me ambasadoren e SHBA, pavarësisht se Berisha sot fantazon për temën që sipas tij ishte, “të ndihmojmë Lulzim Bashën” në zgjedhje. Por edhe sikur të ketë qenë kjo, pas zgjedhjeve të 6 marsit u pa se jo vetëm Erion Veluaj, por edhe Tom Doshi në Shkodër ndihmuan me të gjitha mënyrat Rithemelimin e Berishës.

“Etapa e dytë ishte të godasim një njeri që kishte autoritet moral dhe këtë e zgjidhën me non-gratën. E treta ishte ti marrim logon, vulën e flamurin. Më gjashtë mars u zhvilluan zgjedhjet dhe ne nuk kishim vendim për Kuvendin e 11 dhjetorit. Pa vendimin e Gjykatës ne bëmë si bëmë dhe me 25 mars gjykata vendosi që këto janë legjitime.

Yuri Kim i shkon në zyrë Veliajt dhe i thotë duhet ti vijmë në ndihmë Lulzim Bashës. Erion Veliaj thërret kolegun tuaj gazetar pas 20 minutash dhe i thotë ka ndodhur kjo e kjo dhe ai gazetar vjen në zyrën time e më thotë ka ndodhur kjo e kjo. Unë direkt dola në konferencë shtypi dhe e denoncova. Kur unë thashë këtë ajo të nesërmen bëri Twitter-in, tha se është mirë të ndërhyjë, nuk e mohoi dot se e kuptoi që Veliaj ma tha mua. Yuri Kim ka të gjithë shpresën tek Gorge Soros. Yuri Kim është përpjek me gjithë forcën për të ndikuar në vendimin e tre marsit.

Gjykata e ka dhënë vendimin për ne, nuk ka shkallë tjetër, Gjykata e Apelit nëse zbaton ligjin ka vetëm një alternativë. Unë s’mund të akuzoj një njeri por e di përpjekjet që po bëhen”, zbuloi Berisha mbrëmë në “Top Story”.

Latest articles

Related articles