Joy, të kërkojmë falje!

Nga Igli Çelmeta

Joy, të kërkojmë falje që një vend si Shqipëria të mori jetën! Të kërkojmë falje që nuk luftuam aq sa duhet që t’i të shëroheshe. Të kërkojmë falje që ende nuk kemi dënuar autorët.

Nuk do t’i harroj kurrë fjalët që më tha sot nëna e 22-vjeçares keniane. “Nëse kjo drejtësi do të marrë frymën time të fundit për të vendosur drejtësi për Joyn, atëherë jam gati”.

Mëngjesin e 13 gushtit rreth orës 04:00, 22-vjeçarja keniane Joy Ayoko u dhunua barbarisht dhe ngjarja u fsheh në mënyrë të frikshme. Sot pas 6-muajsh në koma mëngjesin e 13 shkurtit rreth orës 04:00 Joy mbylli sytë në spitalin Kenniatta në vendlindjen e saj në Kenia. Çfarë krimi mizor! Një vajze të re që erdhi në Shqipëri për të punuar dhe për një jetë më të mirë iu mor jeta në mënyrë mizore. Joy-n e vranë dy herë, e vrau edhe policia dhe prokuroria duke fshehur dhe manipuluar të vërtetën. 6 muaj nga ngjarja dhe ende nuk dihet kush e vrau Joy-n e pafajshme. E vërteta mund të fshihet, pengohet, por kurrë ajo nuk mund të zhduket, e vërteta është aty dhe do të dalë një ditë, madje shumë shpejt.

Joy, na fal që një vend si Shqipëria ku nuk ka drejtësi, të mori jetën në lule të rinisë. U prehsh në paqe!

Latest articles

Related articles