Demokratët nuk shkojnë në “Revolucion”, se iu del Ilir Meta në Podium

Ka mijëra demokratët, ka mijëra qytetrë që duan të protestojnë me PD kundër qeverisë Rama por stepen sa herë shikojnë Ilir Metajn, në podium, krah Sali Berishës sot, në krah të Edi Ramës dje.

Ilir Metaj është “kandra” që po ha përbrenda Partinë Demokratike prej 2013. Ka “infektuar” Partinë Demokratike me logjikën e klientelizmit famljar, të kapin ça të kapim këtej, pastaj dalim për plaçkë andej. Pa parime, pa moral, veç për lekë e pasuni në kurriz të Shqipërisë.

Ka miratuar 6 ligjet e drejtësisë për të kapur Rama drejtësinë. Ka votuar ligjin e Arsimit të lartë që Rama të kapte universitetet. Ka votuar ndarjen territoriale-adminitrative që Rama të fitonte në tavolinë dhjetëra bashki.

Demokratët bojkojnë protestat sepse shikojnë Ilir Metën dhe sojin e tij politik PL që çfarë nuk kanë thënë e bërë kundër PD, në aleancë me PS dhe janë të përfshirë në shpërdorimin e detyrës publike, për mirëqenie.

Latest articles

Related articles