Pas 115 orësh nën gërmadha, nxirret gjallë gruaja shtatzënë bashkë me vajzën në Turqi

Pavarësisht se shpresat po shuhen për njerëzit që ndodhen nën rrënoja, ka ende persona që po nxirren të gjallë pas kaq shumë orësh.

Pesë ditë që nga lëkundja e parë me magnitudë 7.8 që goditi Turqinë në orët e para të mëngjesit të së hënës, njerëzit ende po nxirren të gjallë nga rrënojat.

Një grua shtatzënë dhe vajza e saj e vogël u nxorën me barelë nga një ndërtesë e rrafshuar në qytetin turk të Gaziantep, pasi mbijetuan për 115 orë.

Latest articles

Related articles