“Ti njollose PD me akuzat për para ruse”, analisti Andi Bushati i “përvishet” Sali Berishës

Analisti Andi Bushati debatoi me kreun e PD, Sali Berisha në studion e emisionit Now, lidhur me akuzat ndaj Lulzim Bashës për financim me para ruse. Sipas Bushatit, me qëndrimin e tij kundër Bashës, Berisha rimori tezën e Edi Ramës duke i lënë një njollë PD.

“Është tjetër gjë të akuzosh tjetrin siç bëri Rama. Keni ngritur edhe komision. Ju doli që janë para ruse? Ju rimorët tezën e Ramës dhe i latë një njollë PD.

E di kush është shqetësimi im, se shpesh këto 30 vite është bëtë metodë, kap edhe një të pavërtetë po t’u desh për të luftuar kundërshtarin, hidhe në treg se punë e madhe. Edi Rama pagoi, loboi për këtë punë. Nuk paguan njëri për të nxjerrë të vërtetën dhe ju ratë pre e kësaj”, tha Bushati.

Latest articles

Related articles