Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka publikuar foto ku thotë se kullës së Sahatit në Tiranë, i zunë frymën me kulla rreth e qark që burojnë nga betoni.
Sipas Tabakut kjo është një propagandë e shëmtuar, duke shtuar se me ndërtimin e këtyre kullave “e shkulën zemrën e historisë së kryeqytetit.”
“Çfarë propagande e shëmtuar! Kullës së Sahatit i zunë frymën me kulla & tani e mbulojnë me zemrat që burojnë nga betoni edhe hipokrizia! E shkulën zemrën e historisë së qytetit!”, shkruan Tabaku.