Gazetari Lavdrim Lita tha në emisionin Now në Euronews Albania se paragrafi që i referohet SPAK në dërgimin ne gjykatë të çështjes Gërdeci ka të bëjë me një letër porosi të ardhur nga DASH drejt Ministrisë sonë të Drejtësisë.
Lita shpjegoi se bëhet fjalë për prova dhe dëshmi të reja që janë mbledhur gjatë hetimit të çështjes së trafikut të armëve që është bërë në SHBA për të manipuluar me një kontratë të Pentagonit me 300 mln dollarë.