Mbrëmjen e sotme një zjarr ka përfshirë një pallat në Tiranë, në rrugën “Asim Vokshi”.
Policia bën me dije se ka rënë zjarr në kabujt e shpërndarjes së rrjetit elektrik.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe shërbimet e zjarrfikëses, të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.