Fitim Zekthi është një gazetar i lexuar, pedagog i shkencave politike dhe antar i Kryesisë së PD. Gjatë veprimtarisë së tij profesionale dhe politike është dalluar për një qasje institucionale, për një betejë morale ndaj së keqes dhe zotëron artin e ideve politike. Faktor.al i ka kërkuar Dr. Zekthit të listojë autorë të Panteonit ideor të së Djathtës, konservatorizmit dhe mendimtarë politikë me interes për shqiptarët lëxonjës.
Kryeministrja Italiane Giorgia Meloni, shkruan në biografinë e saj, se Filozofi Roger Scruton ka ndikur shumë në idetë e saj. Ju e keni sjellë filozofin konservator në shqip dhe e keni takuar në Tiranë. Çfarë janë idetë e tij për botën? Pse është i rëndësishëm për liderët e së djathtës?
Zekthi: Roger Scruton është një filozof i rrallë, një mendje e jashtëzakonshme që është përpjekur gjatë gjithë jetës së tij, gjatë gjithë periudhës së pas revolucionit të Majit të 68-ës në Francë të përkufizojë konservatorizmin, të djathtën në kohët e sotme. Ai në radhë të parë është një estet i veçantë, një njeri që ka bërë ravgime të mrekullueshme në estetikë duke marrë në shqyrtim me një mprehtësi shpuese disa nga fenomenet më problematike të sotme në çështje të artit, të muzikës, të kërcimit, të pikturës, të poezisë etj. Në të vërtetë shqetësimet e veta filozofike e shtynë atë, siç thotë ai vetë, të eksplorojë, të shohë, të studiojë, të përpiqet të identifikojë shpjegime dhe zgjidhje jo vetëm në estetikë, epistemologji apo etikë por sidomos në filozofinë politike. Ato që po ndodhnin në Europë në vitet 60-të, ato që ai pa në revolucionion e Majit të 68-ës në Francë, atë që po sillte revolucioni seksual, atë që po shfaqte në horizont zhdukja e plotë e realizmit metafizik, asgjësimi i epistemologjisë realiste – e bënë Scrutonin të ndryshomnte qasje në mënyrë radikale. Ai thotë se në fillim, pra në moshën 20-25 vjeçare (në vitet 60-të) ai e shihte me simpati liberalizmin dhe madje edhe socializmin por ngjajet e asaj periduhe, fundamentalizmi i socializmit, përpjekja për ta zëvendësuar njeriun që e ndërton jetën si krijesë e Zotit, që përpiqet të vetëkufizohet, të vetëkontrollojë sjelljen në mënyrë që të ketë një raport të drejtë me trashendentalen me njeriun që e sheh veten qenie që duhet të përbushë natyrën e tij që duhet të jetë absolutisht i pakufizuar nga asgjë, që duhet ta shohë gjithçka sikur fillon dfhe mbaron në imanencë, që ndjenjat dhe dëshirat e tij janë destin dhe dhe duhen parë si e vërteta e vetme absolute, e trembnin shumë Scrutonin dhe e bënë të mendojë shumë. Ai gradualisht u bë një konsevator i jashtëzakonshëm, u zhyt në studimin e rrënjëvë të socializmit dhe të liberalizmit për të kuptuar ku lind ajo. Ai që nga ai moment u përpoq që traditën konservatore të Edmund Burke, Joseph de Maistre, Michael Oakshot, Russell Kirk etj ta aktualizpnte dhe të gjente përgjigje sesi mund të jetë sot konservatorizmi dhe e djathta. Ai riktheu në qendër të filozofisë së tij politike si konceptin themelor të konservatorimzit oikofilinë. “Oikos”, për Scruton, është vendi, i cili nuk është thjesht i imi dhe i yti, por i yni. Ai është skena e ndërtuar në vetën e parë shumës të politikës, lokusin, njëherazi i imagjinuar dhe real, ku “ndodh gjithçka”.
Virtyte si: të qenit i drejtë, respektues, të përgjegjshëm lindin përmes rritjes sonë si persona, duke krijuar vlera të domosdoshme. Për të përftuar këto virtyte, ne duhet të kufizojmë “arsyen instrumentale” që qeveris jetën e Homo oeconomicus. Njeriu nuk mund ta shohë gjithçka si të shitshme, nuk mund ta shohë gjithçka si çështje tregu. Ka gjëra që nuk kanë çmim, që nuk shiten dhe që nuk blihen. Kjo është vendosja e oikos tek oikonomia. Njerëzit bëhen pjesë e një shoqërie “ne”- një vendi, një komuniteti dhe një mënyrë jetese që është e “jona”. Nevoja për këtë “ne” nuk është pranuar kurrë nga komunistët, internacionalistët apo nga ata që duan të bëjnë revolucione. Në këtë kuptim Scruton foli për një politikë dhe sistem qeverisës që nuk e zhvesh njeriun nga identiteti i tij human, foli për një politikë ku dominonin maturia, llogaridhënia, ruajtja e virtutit të trashëguar, respekti i thellë për pakicën. Ai madhe thoshte se edhe sikur njëri të jetë vetëm, të jetë kundër, të jetë pakica pikërisht ai është sistemi politik, ai duhet respektuar. Scruton kërkon politika që bëjnë të mundur oikofilinë, që mbajnë gjallë dashurinë për vendin, për familjen, për shtëpinë, për lagjen, për ndërtesën e xhamisë apo të kishës . Scruton kritikoi ashpër politikat e zhdukjes së identiteteve kultuore kombëtare. Scruton kritikoi ashpër përcaktimin e normave kulturore apo morale nga politika. Scruton kritikoi ashpër politikanët fundamentalistë, epshorë, të lidhur pas pushtetit. Ai i quante ata shëmbëlltyra më e keqe e mendësive komuniste apo socialiste.
Cilët mendoni se janë autorët e tjerë botërorë të ideve konservatore që do ti sugjeronit një rioshi që hyn në leximet politike?
Zekthi: Për mua Richard Weaver do të ishte i pashmangshëm. Ndoshta edhe për shkak të një marrëdhnëie shumë personale me të pasi ai është autori që më ka ndikuar më shumë. Sigurisht autorë bazikë janë Eric Voegelin, Willmore Kendall, James Buçanan, Thomas West, Peter Lawlaner, Peter Vierek dhe deri tek Roger Kimball apo Robert George që janë shumë aktivë edhe sot. Duhet thënë që pas viteve 1960-të mendimi konservator është bërë shumë i pranishëm. Si pasojë e dallgës së madfhe liberale dhe socialiste që doli pas luftës së dytë botërore, si pasojë e presionit mbytës të saj pati reagim që ishte i ngadaltë por i pandalshëm nga shoqëritë të cilat prodhuan korrente shumë të fortë të mendimit konservaor. Kësisoj ka dhjetëra autorë shumë të rëndësishëm. Sot konservatorizmi i përkufizuar në mënyrë aq elegante, aq thelbësore, aq me kujdes, aq në mbrojtje të vlerave të dinjitetit dhe të një shteti të drejtë që garanton të drejtat natyrore, aq në harmoni me traditën dhe me mendimtarët klasikë konservatorë është në rrezik prek prej populizmit, prej ekspremizmit që ka veshur ngjyrat e konservatorizmit. Sot populizmi kërkon ta nxjerrë konservatorizmin nga oikos-i, nga oikofilia dhe ta shtyjë drejt asgjësimit të tjetrit, drejt fondamnetalizmit, drejt ndjekjes së çartur të pushtetit, drejt asgjësimit të idesë se njeriu është një krijesë e Zotit dhe duhet të vëtëpërm,bahet dhe vetëkontrolloijë sjelljen etj. Gjithsesi kjo duket e përkohshme. Kuyrrë ekstremizmat nuk kanë qenë ndoidnjëherë zgjidhje.
Cilët janë autorët shqiptarë të traditës që janë interesantë për të formësuar panteonin e së djathtës shqiptare?
Zekthi: Ka shumë autorë, shkrimtarë, poetë, historianë, publicistë, teologë të cilët kanë shkruar në një mënyrë që ata vetë nuk e kanë menduar se ishte konservtaore, socialiste apo liberale. Ndër ata që për mendimin tim kanë shumë rëndësi dhe në deje të tyre gjendet mendim i kulluar konservator është Sami Frashëri, është Branko Merxhani, është At Gjergj Fishta, është Hafiz Ali Korça, është At Anton Harapi, është Vangjel Koça. Këta, me përjashtim të Sami Frashërit, nuk kanë vepra të mirëfillta të mendimit politik por në fjalime, në ese, në shrime, në poezi kanë shafqur qasej, gjetje, mendim, ide të kulluara konservaytore. Po them vetëm që në një fjalim Gjergj Fishta ka folur për arsimin, për mënyrën se si duhet të zhvillohet dhe financohet në një mënyrë që mendimtarë konservatorë në botë e kanë bërë më vonë. Kjo është 100% e vërtetë. Ideja e “neighbourhood effect” të cilën Friedman e artikulon në vitet 1970-të Fishta e ka bërë që në vitet 20-të. Hafiz Ali Korrca ka një gjykim për komunizmin, për çfarë përfaqëson, për rrënjët e tij, që në vityet 1920-të në një kohë që bota e shikonte atë krejt ndryshe. Në Europë dhjetëra dhe qindra mendimtarë ishin bërë komunistë dhe iu dukej si një mrekulli. Vetëm në vitet 50-të nisi të shihet komunizmi në Europe siç e pa atë Hafiz Ali Korça në vitet 1920. E njëjta gjë edhe për Branko Merxhanin kur flet për rolin e fesë dhe të familjes, për edukimin kombëtar etj. E njëjta gjë edhe për Vangjel Koçën kur flet për qeverisjen, për monarkinë apo kontrollin e pushteteve, për kombin etj.
A ekziston beteja e ideve në politikën shqiptare? Pse janë zbrasuar nga idetë partitë politike?
Zekthi: Në politikën shqiptare beteja e ideve nuk ka ekzistuar ndonjëherë si element përkufizues i luftës politike por gjithsesi dikur diçka patur. Gradualisht kjo ka ardhur duke u bërë edhe më keq. Sa më e keqe politika, aq më pa ide ide bëhet lufta politike. Politika duhet të ketë ide, politikanët duhet të bartin ide në mënyrë që ata paraqesin para njerëzve pse i kanë këto ide, pse këto janë më të mira se sa ato të kundërshtarit dhe pse janë më të mira për vendin. Kur ndodh kështu politikanët dhe politika mund të maten, mund të vihen përpara llogaridhënies. Sigurisht duhet që ata ti bartin si bindje, si besim jo si gjetje formale nëpër libra dhe ti shfaqin publikisht. Nqs një politikan apo tërë politika nuk ka ide, nuk i mbart ato serizosht atëherë ata janë në politikë për përfitim, për sundim, për dominim, për epsh, për zdërhallje të orekseve të tyre. Ky është parimi. Tek ne politikanët deklarohen të majtë, të djathë, të qendrës por në të vërtetë ata çfarë thonë sot nuk e thonë nesër. Ka një mungesë të tmerrshme koherence dhe konsistence. Për një gjë ta zemë për taksat flasin si të djathtë, ndërkohë që për financimin e arsimit janë të majtë, për liritë fetare flasin si ateistë ndërkohë që për pronën flasin si të djathtë, për të drejtat njerëzore flasin si ultraliberalë ndërkohë që për liritë ekonomike flasin si konservatorë etj. Është lemeri. E njëjta gjë edhe nga e majta e cila herë flet si e djathtë për konçesionet dhe herë si e majtë për taksën progresive, herë flet si e djathtë për ndihmën ndaj të dobëtëve dhe herë si e majtë për asistencën sociale. Sa i takon sjelljes që është nëj tregues themelor i bartjes apo jo të ideve politike ne kemi politikanë të djathtë si jetojnë në mënyrë ultraliberale, kemi politikanë të djathtë që flasin me epsh, me urrejtje, me sharje, me shpifje, duan revolucion. Kemi politikanë të majtë që sillen me përbuzje ndaj njerëzve, që jetojnë në vila dhe luks, që ndjekin ndeshje të Barcelonës në stadiume apo ndeshje të NBA-së në SHBA. E gjitha kjo vjen sepse pushteti nuk është mjet, pushteti është qëllim në vetvete. Siç thoshte George Orwell për politikanët totalitaristë, për mendjet totalitare, për politikanët komunistë “pushteti nuk është mjet për të arritur një qëllim por është një qëllim në vetvete”. Nqs pushteti do të ishte një mjet për arritur një qëllim, për të realizuar një ide, për të vënë në jetë një ide që e bën vendin më të mirë dhe jetën e njerëzve më të mirë atëherë do të kishim ide. Shkurt politika jonë dominohet nga politikanë me mendje totalitare. Dallimi se këta tonet flasin mirë për Melonin por i brendësojne idetë e Scruton si Meloni. Këta janë në çdo aspekt në rrenë, në inkoherencë, në inkonsistencë.