Policia ka arrestuar mbrëmjen e kësaj të premteje Alda Klosin, ish-drejtoreshëne Ministrisë së Turizmit në banesën e të cilës pastruesja Rozeta vodhi një shumë të konsiderueshme parash prej mijëra eurosh.
Policia ka ekzekutuar urdhërin e ndalimit të lëshuar nga Prokuroria.
Izh-zyrtarja Klosi akuzohet për veprën penale të pastrimit të parave dhe produkteve të veprës penale.Alda Klosi është shoqëruar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës ku do t’i komunikohet akuza dhe arrestimi, më pas sipas protokollit do të transferohet në bllokun e sigurisë deri kur të dalë para gjykatës për caktimin e masës së sigurisë.