Sekretari për Çështjet Vendore në Partinë Demokratike zyrtare, Roland Bejko, ka bërë një koment pikant në faqen e tij në FB për mënyrën se si po e trajton Sali Berisha skandalin Rama-McGonigal.
Ai shkruan se Berisha e di mirë dhe po e artikulon sot, se me SHBA nuk bëhet shaka, por kjo sipas tij vetëm kur flitet për Ramën. Kurse kur bëhet fjalë për shpalljen “non grata” për korrupsion dhe minim të demokracisëtë tij, sipa tij, ai është përfaqësues i popullit sovran dhe nuk i intereson çfarë thotë Amerika.
“Berisha e di që me miellin e amerikanit nuk bëhet shaka, por vetëm kur flitet për Ramën, kur flitet për të, ai është përfaqësues i popullit sovran dhe nuk pyet ça thotë Amerika…Ose, përndryshe, harron që amerikanët e kanë shpallur “Non Grata”, duke i kujtuar vazhdimisht atij dhe mbështetësve të vet, që të kenë kujdes se me miellin e amerikanëve, nuk bëhet shaka.
Ça kujton ky dhe ata që i shkojnë pas, se amerikanët do rrëzojnë Ramën për të kthyer Berishën?! Kur shikon shumë ëndra me sy hapur, bashkëjeton me to dhe të duken si të vërteta pastaj. Kështu po u ndodh dhe këtyre të Foltores. Harrojeni pushtetin sa të jetë Berisha nga ajo anë. Ramën nuk e heqin se nuk kanë me kë e zëvendësojnë. Një opozitë e re, pa Berishën, Ramën e çon për skrap brenda disa muajve”, shkruan Roland Bejko