Holden Triplett, ish oficer i kundërzbulimit në FBI ishte në Tiranë në javën e parë të shkurtit 2022 për të mbledhur info për aktivitetin rus dhe kinez, në rajon dhe Shqipëri. Gjatë takimeve në Tiranë ai ka mbledhur fakte, prova dhe informacione të tërthorta për ndikimin e palëve të treta në punët e Shqipërisë.
Ai sot në dëshminë që ka dhënë për median prestigjioze amerikane “NY Times” rezulton se ka njohje të mirë me dosjen McGonigal dhe karrierën e tij, pasi, si duket, e paska pasur në ndjekje dhe ka qenë “ekspert” i FBI për të zbërthyer dosjen e Shqipërisë.
Holden Triplett ka lënë detyrën në FBI në 2020 dhe 2017 ka qenë në dijeni për veprimtarinë e Charles McGonigal, në Shqipëri.