Dhjetë gola sezonalë (4 në Champions dhe 6 në Serinë A), por edhe gjashtë asiste në të gjitha turnetë ku ka luajtur si kuqezi në këtë sezon. Ecurisë personale i shtohen edhe golat në Kupën e Botës, por ato përbëjnë një diskutim tjetër.
Sidoqoftë, Olivie Zhiru po e tregon me fakte se e meriton rinovimin dhe klubi ka menduar të shpërblejë. Sinjalet kanë kohë që janë dhe javën e ardhshme duhet të bëhet zyrtare marrëveshja e re.
Një tjetër sezon si kuqezi për francezin, kontrata aktuale e të cilit skadon me 30 qershor.
Ai do të përfitojë një rrogë prej 3.5 milionë eurosh, ndërkohë që kujtojmë se refuzoi diçka më shumë se dyfishin (8.5) nga Evertoni që u mundua ta joshte gjatë merkatos së janarit.