Shtetasit e Ballkanit Perëndimor mund të hyjnë në Shqipëri vetëm me kartën e ID.
Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi komunikoi këtë vendim që hyri në fuqi, gjatë konferencës së Këshillit të Ministrave.
Çuçi: Janë marrë dy vendime, për rritjen e sigurisë në rajon dhe krijimin e lehtësirave të lëvizjes në Ballkanin Perëndimor. Me hyrjen në fuqi të vendimit, të gjithë shtetasit e Ballkanit Perëndimor mund të vijnë në Shqipëri vetëm me dokumentin e identitetit. Kjo është në frymën e nismës së Berlinit dhe Ballkanit të Hapur.
Sa I përket sigurisë, ka të bëjë me marrëveshjen e nënshkruar me Maqedoninë e Veriut të task forcave. Kjo na sjell akoma më afër me fqinjin tonë Maqedoninë e Veriut, vetëm vitin që kaloi kemi pasur 20 të tilla, me Maqedoninë e Veriut krijojmë informacione ligjore për bashkëpunime të kësaj natyre.