nga Basir Çollaku
Shqipëria pa KM prej ditësh. Shkelja flagrante e Edi Ramës, ministrave të tij, Erion Veliajt, oborrtarëve të tij, korruptimi i agjentëve të FBI, ndikim për heqje non gratash, ministrave socialistë, biznese e konspiracione me oligarkë të sanksionuar nga USA, është një shkërmoqje e pamendeshme e vijës së kuqe në marrëdhëniet me SHBA. Me vendin më aleat dhe më të rëndësishëm për fatet dhe ekzistencën e Shqipërisë.
Edi Rama deri tani, por edhe të tjerë pritet të dalin, pjesë në një aktakuzë të rëndë në dosjen e drejtorit të kunderzbulimit të FBI Nju Yorkut, Charls McGonigal, për korruptim, ndihmë e biznes me një oligark rus, bashkë me agjent të sigurimit shqiptar, Agron Neza, këshilltarin e KM Dorian Duçka, gjoja falas, notues në para, prej pesë ditësh na rezulton më tepër si ish-kryeminister. Me zhdukjen nga halli i tavanit të shembur të pushtetit, nga tërmeti i sajuar prej vetë atij. Charles McGonigal nuk është ish-agjenti i vetëm në këtë histori në hetim nga Departamenti i Drejtësisë amerikane.
Edi Rama duhet të rrëfejë për takimet, darkat në Nju York ku ka marrë pjesë jo vetëm McGonigal, por edhe ish-agjenti special, Louis Bladel, paraardhësi i tij. Mark Rosini është një tjetër ish-agjent FBI, me biznes bashkë me McGonigal në Shqipëri e më tej me oligarkun rus të sanksionuar Oleg Deripaska. Përpjekjet e Ramës dhe Veliajt janë për të shpetuar çfarë të munden. Si Rama dhe Veliaj shpresojnë në ndihmën e Soros, por këtë herë Komiteti Hetimor ngritur në Kongresin amerikan, do të merret imtësisht me këtë përfshirje korruptive të institucioneve të tyre të sigurisë.
Rama në një intervistë per media të Malit të Zi u përpoq të tërheqë ndihmë si rregullator global ndërsa shprehej se ” unë, për shembull, jam një mik shumë i mirë i George Soros dhe Rexhep Tajip Erdogan, e dini, dhe ky është një nivel konflikti edhe më i lartë, le të themi një duel në shkallë botërore..” Kjo dredhi anemike e Ramës, për të mbijetuar, nuk ia ka dalë të marrë garanci nga përmbajtja e dosjes amerikane, thellësia e të ciles nuk ofron vazhdimësi për Kryeministrin. Politikanë, biznesmene, te mashtruar, pjesë e listës paguese, bizneset e ngritura me ndikimin qeveritar të Ramës, ku tre agjentët e FBI bashkëpunëtorët e tyre dhe oligargu rus janë përfitues, do jenë hetimi dhe shqyrtimi fakteve të rënda. Por qartësisht e padiskutueshmja ka ndodhur. Edi Rama dhe Erion Veliaj, me sjellje gangsterësh bandash, nuk mund dhe nuk do të jenë më partnerë të USA si qeveritarët tane. Natyrisht, mundësia e këtij vendimi do i besohet votës së shqiptarëve..