A është Edi Rama person në hetim nga drejtësia amerikane? Përse ai përmendet në dosjen e një afere ku një ish zyrtarë i FBI dyshohet se ka shkelur etikën duke mos raportuar kontakte, dyshohet se ka marrë para dhe është fakt se pas kontakteve me ish agjentin e shërbimeve sekrete Agron Neza dhe lobistin këshilltar të kryeministrit Rama, Charles Mcgonigal bëhet për disa muaj aksioner i një kompanie hidrokarbure në Shqipëri, Tiranë. Z. Rama e pranon që Charles e ka mik, por jo sipas standardit shqiptar por atij britanik a amerikan friends.
Ndërsa dosja e Jurisë së madhe e cila prej 15 shtatorit është publike në distriktin e drejtësisë në Columbia Uashington përmend emrin e kryeministrit Rama si një ndër takimet që Charles ka fshehur zyrës së FBI.
Përse e fshehu ai? Çfarë bisedoi me Ramën, këto ndoshta do të mbeten përjetësisht mister, ndërsa para gjykatës Charles është deklaruar i pafajshëm.
Kush është Charles dhe për çfarë akuzohet ai?
Charles McGonigal ka punuar për sektorin e kundërzbulimit të FBI-së, derisa u largua nga FBI-ja në shtator të vitit 2018 dhe ndër të tjera mbulonte edhe Shqipërinë dhe Bosnje Hercegovinën.
Ai akuzohet se ka marrë 225 mijë dollarë nga një ish-punonës i shërbimeve sekrete të Shqipërisë dhe ka zhvilluar një sërë takimesh me biznesmenë dhe politikanë në Shqipëri, Kosovë dhe Bosnje, por ai si ka raportuar këto takime sipas rregullave.
Në këtë faksmile të aktakuzës ai akuzohet se lidhjet e tij kryesore me Shqipërinë janë mbajtur përmes ish zyrtarit shqiptar të shërbimeve sekrete, identifikuar si A dhe ai është Agron Neza personi që i ka paguar edhe shpenzimet e udhëtimit në Shqipëri ish agjentit të FBI asokohe agjent në detyrë.
Personi i dytë nga Shqipëria, i lidhur me ish zyrtarin e FBI-së, identifikohet si Personi B, i cili “ishte një shtetas shqiptar, i punësuar nga një konglomerat kinez energjie. Personi B shërbente si një këshilltar jozyrtar i Kryeministrit të Shqipërisë, i cili kishte një llogari emaili dhe pasaportë zyrtare të qeverisë shqiptare dhe ka qenë ish-zyrtar i lartë i qeverisë shqiptare.”
Nëse i referohemi sërish dokumentit të jurisë së madhe, personi tjetër, që duhej marrë në pyetje është Dorian Duçka, ish zv/ministër për energjitikën në qeverinë e koalicionit PD-LSI dhe më pas konsulent i pavarur. Personi A dhe Personi B, sipas akt-padisë, “ishin miq dhe partnerë biznesi me njëri-tjetrin.”
Në dokumentin e drejtësisë amerikane thuhet se gjatë një udhëtimi në Shqipëri në vitin 2017, “më 9 shtator i pandehuri McGonigal u takua me kryeministrin shqiptar [Edi Rama] dhe me Personin B [Dorian Duçka]. Me kërkesë të Personit A [Agron Neza] ai i bëri thirrje kryeministrit të kishte kujdes dhe të mos i jepte licenca për kërkime nafte në Shqipëri një kompanie ruse guackë. Personat A dhe B kishin interesa financiarë nga vendimi i qeverisë shqiptare. I pandehuri McGonigal i dha kryeministrit një suvenir të FBI-së në prani të personit B”.
Akt-padia vendos një lidhje të drejtpërdrejtë të takimeve të ish zyrtarit të FBI-së me kryeministrin shqiptar në prani të personave të tretë A dhe B, që ishin shtetas privatë. Është e paqartë se përse kryeminstri është takuar me një zyrtar të lartë të FBI-së në prani të personave privatë.
Pas këtij takimi miqësia mes kryeministrit Rama dhe MCgonianl është intensifikuar me katër takime të tjera mes Amerikës dhe Tiranës, takime të mbajtur mes shtator 2017-mars 2018.
Ky material i drejtësisë Amerikane sjell për herë të parë dhe një detaj se si kreu i zyrës së kundërzbulimit të FBI në New York SHBA takon një politikan të lartë e biznesmen shqiptarë ku është diskutuar për një atentat ndaj biznesmeno politikanit. Emri në fakt s’përmendet, por referuar fakteve e procedimeve të kohës përgjatë 2017 në Shqipëri u trondit opinion publik e asokohe krimet e rënda nisën një hetim intensive për një atentat ndaj Tom Doshit.
Në fund hetimet zbuluan se ishte një atentat i rremë, por mister mbetet dhe çfarë MCgonigal i ka kërkuar apo premtuar Doshit për këtë hetim.
Pak muaj më pas biznesmeni politikan do të futej në listën e zezë të SHBA përkatësisht në Prill 2018 ai u shpall nongrata, ndërsa Charles Mcgonigal ishte kthyer në një mik dhe me interes për elitën e politikës në tiranë.
Afera e parave drejtuar agjentit në detyrë?
Pak javë pasi Mcgonigal la Tiranën, më 5 tetor 2017, “jashtë një restoranti, në një makinë të parkuar në Nju Jork, McGonigal mori afro 80 mijë dollarë kesh nga Personi A (Agron Neza). Po atë vjeshtë ai mori edhe dy pagesa të tjera nga Personi A në shumat 80 mijë dollarë dhe 65 mijë dollarë në rezidencën e banorit A. McGonigal i la të kuptohej Personit A se paratë do t’ia kthente.”
Pasi merr paratë në Amerikën, Charles këtë herë me një prokuror nga departamenti i drejtësisë rikthen në Evropë, në Vjenë.
“Dy muaj pas vizitës në Shqipëri, më 18 nëntor 2017 McGonigal së bashku me një prokuror nga Departamenti i Drejtësisë, takuan dhe morën në intervistë në Austri, biznesmenin-politikan, që ai e kishte takuar në shtator në Shqipëri. Personi A mori pjesë në këtë takim si përkthyes” bëhet fjalë për biznesmenin politikan Tom Doshi.
Nga Vjena udhëtimi ka vazhduar drejt Tiranës aty ku agjenti FBI ka nisur të interesohet e dëgjoj për mundësi biznesi.
Ja çfarë thotë hetimi
“Intervista e biznesmenit-politikan nuk është raportuar dhe nuk figuron në dokumentet e FBI-së. Në të njëjtën ditë të intervistimit në Austri, po më 18 nëntor, McGonigal dhe biznesmeni-politikan, janë takuar edhe në Shqipëri, por këtë herë pa praninë e prokurorit të Departamentit të Drejtësisë. Sipas akt-padisë “politikani-biznesmen diskutoi me të pandehurin McGonigal dhe Personin A për mundësi biznesi”.
“Më 19 nëntor i pandehuri takohet me Personin B (Dorian Duçka) për darkë dhe një ditë më pas më 20 nëntor takohet me kryeministrin”, sipas akt-padisë.
Menjëherë pas kthimit nga Shqipëria, më 25 nëntor, McGonigal informon Prokurorin e Departamentit të Drejtësisë, me të cilin takoi politikanin-biznesmen në Austri, për një hetim të mundshëm kriminal për një shtetas amerikan, që ishte regjistruar për të bërë lobizëm “për një parti që nuk ishte e kryeministrit Rama”. Sipas akt-padisë, një ditë më herët McGonigal kishte marrë informacion për këtë lobist nga Personi B.
Në akt-padi nuk identifikohet lobuesi amerikan dhe as partia shqiptare. Por më 14 nëntor të vitit 2017, lobisti Nick Muzin, depozitoi në Departamentin e Drejtësisë, ndonëse me vonesë, dokumentet mbi aktivitetin lobues të disa muajve më parë për llogari të PD-së, i cili më pas është bërë subjekt hetimi në Shqipëri për origjinën e parave. E ky hetim në Shqipëri dërgoi para drejtësisë ish kryetarin e partisë demokratike Lulzim Basha. Hetim që u mbyll pasi drejtësia shqiptare sarriti të provojë fajësinë edhe pe 500 mijë dollar mbeten pa përgjigje ku u gjetën për lobim në SHBA, para ruse, rubla apo para të diasporës siç pretendoi Basha në një studio televizive!
Por si implikohet apo përmendet sërish z.Rama pas hetimeve për lobimin e Bashës e PD?
Më 22 janar ai (MCgoingal) thuhet se mori përsëri informacion nga Personi A (agron neza) për lobistin dhe ia dërgoi një vartësi. Personi A, sipas akuzës e kishte marrë informacionin nga zyra e Kryeministrit të Shqipërisë.
E pas këtyre momenteve në Prill 2019 Charls bëhet aksioner tek një kompani energjitike në Shqipëri, e cila ishte krijuar nga Shefqet Dizdari, aksioner u bë edhe Agron Neza dhe një ish koleg i McGonigal ish agjenti Mark Rosini po nga FBI. Mark Rosini dilte në mediat pranë qeverisë Rama për të akuzuar Bashën dhe PD.
Kjo kompani merr licensën për të shfrytëzuar puse nafte kur ministria energjitikës drejtohej nga Damian Gjiknuri e më pas gjykata e Vlorës ja pezullon si të marrë në shkelje të ligjit dhe me favorizim.
Pak muaj më pas kjo kompani në nëntor 2019 mbyll aktivitetin duke kaluar në status pasiv. Por ardhja e ish agjentit të FBI në Shqipëri s’do të ndalej, në 2021 ai merr një titull qytetar nderi nga bashkia Tropojë duke pozuar i qeshur dhe i lumtur krah ish ministrit Gjiknuri.
E teka kjo situatë ka ndezur politikën shqiptare dhe s’dihet sa do zgjas, drejtësia amerikane të besuarin e saj për të zbuluar aferat ruse e akuzon sot për favorizim të oligarkëve rus në shkelje të ligjeve amerikane.
Akt-padia tjetër ndaj ish zyrtarit të lartë të FBI-së ka lidhje me ndihmën për oligarkun rus, Oleg Deripaska, në shkelje të sanksioneve amerikane. Aktiviteti i tij në favor të miliarderit rus është zhvilluar pasi ishte larguar nga FBI-ja. Ai akuzohet se ka bashkëpunuar me një ish diplomat rus, Sergey Shestakov, që tashmë punonte si përkthyes për miliaderin rus Oleg Deripaska.
Por Deripaska i cili është një Oligark Rus i njohur për lidhje me putin dhe prej 2014 i saksionuar në luftën e Rusisë asokohe me Ukrainën për Krimen ai është po aq i njohur edhe në Shqipëri.
Prej 2007 ai është aksioner në kompaninë TREMA ENGINEERING 2 e cila ka ndërtuar veprat publike më të mëdha në vend dhe ka përfituar miliona euro nga taksat e shqiptarëve apo donacionet e partnerëve.
Si në qeveritë e djathta e të majta Deripaska s’ishte i panjohur por ajo që mbetet për tu sqaruar është se si ai ka arritur të ketë akses e josh agjentin e FBI dhe nëse ata të dy kanë patur apo jo interesa ekonomike edhe në Shqipëri.
Aferat e lobimit tashmë kanë përfshirë jo vetëm emrin e kryeministrit Rama, por atë të Bashës e PD si dhe ish presidentit Ilir Meta për të cilin SPAK ka një hetim të hapur./mcntv