Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me grupin e trafikantëve të drogës, të cilët u goditën pak ditë më parë pas një operacioni të përbashkët mes Antimafias Italiane dhe SPAK e policisë shqiptare, që çoi në arrestimin e 15 shtetasve shqiptarë.
Bandat, kishin kodet e tyre që komunikonin, ndërsa janë zbuluar për të rënë në sy klientëve të tyre përdornion fjalët “Noizy” dhe “Thiu”.
Në përgjime del biseda e kryer mes bashkëshortëve Enver Bakalli dhe Enkelejda Bakalli. Gjatë bisedës, gruaja e Bakallit bëri sqarime, të cilat vërtetuan marrëdhënien e furnizimit mes Alferd Lulit dhe Rexhep Dallupit.
Ajo u shpreh se Alfredi, para se të arrestohej, furnizonte Dallupin me drogë.
Më tej Enkelejda ia shpjegon burrit të saj situatën e Rexhepit me furnizuesin “Noizy”.
Një pjesë e përgjimeve të grupit kriminal:
Enkeleda BAKALLI: dhe ketij (DALLUPI Rexhep), i ka ardhur (droga).. inc apo nuk e di?
Enver BAKALLI: deri paradreke isha me ate, ne njembedhjete e ca u kthyem ne shtepi…
Enkeleda BAKALLI: ata cunat nuk vijne (dmth njerzit e Noizy 1) Lere cfare thote ky. (Rexhep
DALLUPI) Ata mik vijne.
Enver BAKALLI: ne ishim ulur ne park…
Enkeleda BAKALLI: nuk vijne se nuk ka leket… Lere cfare thote ky.. ata ja kane thene, ai (DALLUPI Rexhep) ka shkuar atje tre here dhe i kane thene “nuk ta japim pa leke”
Enver BAKALLI: Sa mije euro, nuk doshin 5 mije euro?
Enkeleda BAKALLI: jo, ata duan shume. duan 40 mije ose… 38 (mije euro) .. i kane thene
“‘nuk te japim me pa leke”. ata per te mos i thene jo Janit (Arjan DALL UPI) se jane miq te Janit e bejne me prit… per Lotin.
Enver BAKALLI: duan leket ne dore, kush e merr me leke ne dore? Ata jane rob qe genjejne dhe mik e kane…..ata vetem te vjedhin apo te vrasin ndonje per t’ia cuar atij … Keshtu behet- biznesi “nuk te jap mall as nuk me jep leket”…
Enkeleda BAKALLI: po keshtu… nuk e di…
Enver BAKALLI: deri dje ja jepte…
Enkeleda BAKALLI: deri dje ia jepte tjetri (Alfred LULI). jo ky… qe kur ka ardhur ky, pasi arrestuan ate tjetrin, ka pas probleme (per leket)… tejtri i linte, nuk i bente naze. Ai qe u arrestua (Alfred LULI). Ai ishte shume korret
Enver BAKALLI: prandaj po fiton shume ky (ironike).. ky punon se ja japin, e shet dhe e xhiron..
Enkeleda BAKALLI: varet si jane gjerat.
Enver BAKALLI : ai eshte barbon….. he nga e pi vete … (shan)…
Enkeleda BAKALLI: kur ky filloi t’i thoshte … dhe ai i tha “mik, ti me njeh mua apo ate tjetrin?”.. (dmth ke te besh me mua apo me tjetrin?)
Enver BAKALLI: Si me njeh mua apo ate tjetrin? Pse i thua nje gje tjetrit dhe gje tjeter mua? Atehere Eri (Rexhep DALLUPI) duhet te flase me të dy dhe t’i thote “po ju po talleni me mua? “Leket i more, cfare dreqin do?.
Enkeleda BAKALLI: ky ben gabim qe ben loje si grate. Keshtu tha ai ‘e keshtu tha ai tjetri…ai ia preu shkurt, i tha “nese do ta marresh nga une, ok. Te bezdis? Jo. Ta kam ulur?Po. Jo po ai me tha çmim me te larte… Po ti e shef cfare te jap une? Lere fare thote ai. Nëse e do, mire. Nëse nuk e do, ik” tha..
Enver BAKALLI: Si? Ky e jep me lire dhe ai e merr me shtrenjte? Lere Leda. Cfare po thua?
Enkeleda BAKALLI: ky qe eshte ne burg (Alfred LULI) ja ka dhene nga e vetja dhe jo nga ne.
Samir Prenga, i identifikuar në fletoret e sekuestruara në banesë (Alfred Luli si klienti me emrin “Thiu”), ka blerë nga Alfred Luli dhe Gjergii Luli në mënyrë te paligjshme 3 kg kokainë, 49 kg cannabis sativa dhe 62 kg hashash, kundrejt një pagese prej rreth 560,000 euro. Sipas dosjes, kjo veprimtari është kryer nga janari i 2016 deri në shkurt të 2017.
Nga verifikimi i telefonit të Alfred Luli, nga ekzaminimi i bisedave me aplikacionin Ëhtasup, u be e mundur identifikimi i personit me pseudonimin “Thiu”, i quajtur edhe me emrin “Miri”, me emrin Saimir Prenga.
Alfred Luli ne bisedat e shkëmbyera me Gjergji Luli i referohen mbërritjes ne aeroport te bashkëshortes se Alfred Lulit (Matilda Luli) dhe bashkëshortes së Saimir Prenga, te cilin fillimisht e quan me emrin “Thiu” dhe te nesërmen me emrin “Miri”. Nga vëzhgimet e kryera më pas, u konfirmuan mbërritjen në aeroport të shtetasve Matilda Luli dhe Larisa Prenga, bashkëshortja e shtetasit Saimir Prenga.
Në aparatin e telefonit Iphone është gjetur i riregjistruar numri 328-8094874 me emrin “Prenga Mir”. Përveç fakteve te mësipërme, përgjimet e mëvonshme te kryera ndaj Saimir Prenga, te shpjeguara edhe me sipër, konfirmojnë plotësisht përfshirjen e tij te plotë ne aktivitetin e trafikimit të lëndëve narkotike, se bashku me Alfred Luli.
Përgjimet:
Denis SHEHU: E lene pas… Fillimisht te dy flasin per nje fare Xhuliano ge e ka Ilastuar shume dhe qe fillon ta bezdis per problemin me te vogel.
Ata vazhdojnë të flasin për ndeshjet e futbollit që organizon me djemtë. Me pas fillojnë të flasin për faktin se Lulit nuk i pëlqen të shkojë ne disko në Itali, por në Tiranë, diskutojnë po ashtu për klubet që hapen e mbyllen dhe problemet e tyre.
SHIEHU Denis: dhe Gergii por i dinit rruget ketu apo i mesuat tani?
LULI Gjergji: I kam njohur.. i kam njohur
PRENGA Saimir: qe kur ishte ketu me ..
LULI Gjergji: kur Fredi (Alfred LULI) ishte ketu, ne ishim ketu …
SHEHU Denis: Ju ndoshta keni qene ketu duke zevendesuar vete Fredin?