Arrestimi i ish-shefit të kundërzbulimit të FBI-së në Nju-Jork, Charles McGonigal dhe akuzat ndaj tij për marrje të ryshfetit si dhe takimet me ish kryeministrin Edi Rama, për analistin Enton Abilekaj, të bën të mendosh se me këto lidhje kryeministri shqiptar punon kundër interesave të vendit.
Në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN tv, Abilekaj, thotë se Rama, influencon për çështje kundër Shqipërisë, në këtë rast kundër një partie politike.
Ne nuk na duhet se çfarë kërkon drejtësia amerikane me atë zyrtarin Neza, neve na duhet pse kryeministri i Shqipërisë është në këtë ngjarje, punon kundër Shqipërisë, nuk na duhen të tjerë.
Ne na duhet të pyesim se si informacioni i qeverisë shqiptare shkon për FBI-në që të hetohet Partia Demokratike. Drejtësia amerikane thotë që: Materialet e përdorura nga McGonigal kanë ardhur nga qeveria shqiptare, nga zyra e kryeministrit. Kur thotë drejtësia amerikane se ai pasi u kthye nga Shqipëria ku takoi Edi Ramën, menjëherë kërkoi hapjen e çështjes së shtetasit amerikan që ka lobuar për Partinë Demokratike.
Ne na duhet të shqetësohemi pse kryeministri i Shqipërisë punon kundër Shqipërisë.
Ka njollosur Shqipërinë, se në Shqipëri ka disa politikanë që paguhen nga rusët dhe 42 për qind e shqiptarëve shkojnë si “qorra” siç thotë Edi Rama, pas opozitës shqiptare. Dhe ai për 5 vjet përdor këtë mashtrim.
Ky njeri që bën moral, ky jo vetë shan por influencon për çështje kundër Shqipërisë, ky të punoj kundër nesh, çfarë na duhet të tjerët?!.