Ish deputeti i Partisë Demokratike Endri Hasa, përmes një komunikimi publik ka deklaruar se kryeministri Edi Rama korruptoi McGonical për të sulmuar Lulzim Bashën dhe PD.
FBI e ka faktuar tashmë se si Edi Rama nepermjet ish punonjesit tropojan te sigurimit te shtetit ka paguar me 225.000$ agjentin e FBI Charles McGonical (qytetarin e nderit te Tropojës) që të sajoheshin përralla për lobime me rubla ruse.
Por 225.000$ janë thjesh maja e ajsbergur sepse nga ana tjetër është e faktuar ortakëria e McGonical me Shefqet Dizdarin kompania e të cilit ka lidhur kontratë për hidrokarbure që i shkaktonte Shqipërisë 300 milion $ dëm dhe i ka trasferuar të drejta GTK oil me lidhje të thella ruse.
Miku amerikan i Edi Ramës bashkë me ish sigurimsin nga Tropoja dhe Duçkën e Metës e gatuan corbën me rubla ruse por trekëndëshi po bie vetë brenda.
Sot nga corba me rubla kaluan te ruleta ruse e trekendeshit te bermudes e te gjithe po presin se cila nga brinjët do ta ta shkrepë i pari.
Kjo është telenovela e politikës shqiptare së intrigave me sigurim shteti dhe komunista që ka 32 vjet që na mban peng.
Shqiptarët duhet të shohin përpara drejt të ardhmes.
Tani duhet të fillojnë të gjthë të zënë radhën e ti kërkojnë falje Lulzim Bashes për gjithçka kanë thënë për të.
Koha është kura më e mirë.