Një 37-vjeçar në Dibër ushtroi dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij e cila më pas konsumoi një sasi lënde helmuese duke rrezikuar jetën.
Menjëherë pas ngjarjes, ai u nis në spital në gjendje të dehur duke humbur kontrollin e mjetit dhe duke dalë nga rruga.
Policia ka vënë menjëherë në pranga 37-vjeçarin dhe ka transportuar për në spital bashkëshorten e tij e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Mbi të rëndojnë akuzat “Shkaktim i vetëvrasjes” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Rrethit Gjyqësor Dibër për veprime të mëtejshme.