Policia thirrje drejtuesve të mjeteve| Zbatoni rregullat e qarkullimit rrugor



Policia e Shtetit u ka bërë thirrje drejtuesve të mjeteve të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, ndërsa ka ka bërë me dije se si pasojë e motit të keq janë vënë në gjendje gatishmërie edhe forcat speciale “Shqiponja” dhe FNSH.


Në njoftimin e bluve u kujtohet drejtuesve të mjeteve se rrugët monitorohen nga makinat inteligjente, radarët automatikë dhe patrullat e lëvizshme të Policisë Rrugore, me mjete të pauniformuara, me qëllimin e vetëm, parandalimin e aksidenteve rrugore.

Njoftimi:

Moti i keq në vend, shërbimet e Policisë në terren dhe në gatishmëri, për t’iu ardhur në ndihmë drejtuesve të mjeteve dhe qytetarëve, në rast nevoje.
Shërbimet e Policisë Rrugore, në të gjitha rrugët e vendit, për të menaxhuar trafikun dhe për të orientuar drejtuesit e mjeteve, me qëllim parandalimin e ngjarjeve rrugore.
Në gatishmëri janë edhe shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, patrullat e përgjithshme dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.
Gjithashtu, SPZ-të janë shpërndarë në zona dhe janë në kontakt të vazhdueshëm me kryetarët e fshatrave dhe me administratorët e njësive adminstrative.
Policia e Shtetit apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve dhe të motomjeteve, që të respektojnë me rigorozitet sinjalistikën rrugore, të moderojnë shpejtësinë, të vendosin rripin e sigurimit, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, si dhe të mos kryejnë parakalime të gabuara.
Drejtuesit e automjeteve dhe të motomjeteve të ndjekin dhe të zbatojnë me rigorozitet udhëzimet e Policisë Rrugore dhe të telefonojnë në numrin 112, për problematikat që mund të hasin gjatë udhëtimit të vështirësuar, për shkak të motit të keq.
Të gjitha rrugët monitorohen nga makinat inteligjente, radarët automatikë dhe patrullat e lëvizshme të Policisë Rrugore, me mjete të pauniformuara, me qëllimin e vetëm, parandalimin e aksidenteve rrugore.

Latest articles

Related articles