Sulmet nuk na ndalin, përkundrazi – REDAKSIONALE

Në mesditën e sotme redaksia Faktor.al u njoftua përmes një e-mail nga operatori i serverit OVHcloud, në Francë, që webfaqja u sulmua me keqdashje për 3 orë me (DDoS), që i bëjnë sistemet në një rrjet kompjuterik përkohësisht të papërdorshëm.

Mohimi i aksesit në median online Faktor.al nuk është e re. Ka ndodhur edhe herë të tjera, edhe më të rënda, ku hakerat kanë blerë mijëra euro trafik për të hedhur faqjen poshtë.

Megjithatë sa herë jemi goditur, përkulur dhe rrëzuar – po aq herë jemi ngritur në këmbë, online dhe nuk jemi ankuar publikisht si viktima. Jemi të vetëdijshëm që ka njerëz nuk pëlqejnë Redaksionalet tona, sidomos politikanë të lartë dhe një pjesë e mirë e trekëndësishit të Bermudës, të cilët duan të shtojnë mjegullën dhe misterin prapa tyre.

Pavarësisht se prej 11 muajsh mbajmë ditarin e luftës në Ukrainë, ditarin e Kinës dhe një qëndrim të ashpër ndaj sulmit hakerues iranian ndaj sistemeve tona – ne mendojmë që DDOS ndaj nesh ka ndodhur për motive të brendshme.

Sulmet nuk na ndalin, përkundrazi na përforcojnë idenë se jemi në rrugë të mbarë dhe kemi shqetësuar operatorë të korrupsionit, krimit të organizuar, që nuk duan kritika, qortime dhe alternativa.

Redaksia garanton lexuesit se do të ofrojmë shërbim informacioni dhe analizash për aq kohë sa ekziston qoftë edhe një lexues i vetëm që beson tek ne.

 

Latest articles

Related articles