Zëdhënësja e Motit të Berishës i kërkon Begajt të moderojë gjuhën me Britaninë


Zëdhënësja e Motit të Sali Berishës i ka bërë thirrje presidentit Bajram Begaj që të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare. Floriana Garo, përmes një deklarate nga selia blu theksoi se racizmi ndaj shqiptarëve, apo çdo populli tjetër, është i papranueshëm, por dënon gjuhën që përfaqësues të qeverisë, por edhe presidenti Bajram Begaj, kanë bërë ndaj deklaratave diskriminuese ndaj shqiptarëve të zyrtarëve britanikë.Ajo akuzoi kreun e shtetit se nuk është i pavarur, dhe se flet në gjuhën e kryeministrit Rama kur edhe ai tha se shqiptarët sulmohen prej politikave të brendshme nga zyrtarë të dëshpëruar britanik.

Kujtojmë që Sali Berisha dhe të tjerë në Foltore janë shpallur non Grata në Britani për Krim të Organizuar, posaçërisht organizatën mafioze b9. Nuk ka fund tallja me demokratët dhe qytetarët, për një grup të shpallur të padëshiruar për minim të demokracisë dhe krim të organizuar.

Latest articles

Related articles