Ekspertiza e një prej dronëve që sekuestruan pas arrestimit të dy shtetasve rus dhe një ukrainas në uzinën e Gramshit është në duart e Policisë dhe Prokurorisë së Elbasanit.
Burime bëjnë me dije se droni kishte filmuar dhe pamje të disa institucioneve dhe reparteve.
Konkretisht, të repartit RENEA, liqeni i Bovillës dhe repartit ushtarak pranë tij, rafineria e Patosit, si dhe disa objekte të tjera të rëndësishme ushtarake.
Nga ana tjetër, hetuesit janë në pritje të përgjigjes së ekspertizës për një tjetër droni të sekuestruar, por edhe aparateve celularë dhe pajisjeve të tjera që iu kapën tre të arrestuarve, të dyshuar si spiun.