Pas spektaklit të mbrëmjes së kaluar, banorët u mblodhën në oborr për të darkuar dhe festuar ditëlindjen e Kiarës.
Amosi i cili ka qenë një prej banorëve që ka mbështetur Oltën thuajse në çdo debat, i kërkoi asaj të heqë dorë nga raporti Luiz-Kiara.
Amosi i tha Oltës se që kur ai dhe banorët e tjerë kanë hyrë në shtëpi, ajo ka përcjellë vetëm energji negative, duke i sulmuar të gjithë.
Nga ana tjetër, Dea tha se ata janë askushi për të paragjykuar qëndrimin e Kiarës, pasi ajo ka ndjenja për Luizin.