Avokati Idajet Beqiraj tha në një intervistë për Euronews Albania se futja në lojë e Ervin Salianjit për kreun e grupit të PD është në interes të Ilir Metës.
Sipas Beqirit, kjo për shkak të lidhjes së afërt familjare që ka Salianji dhe Meta.
“Dëgjoni edhe një teori tjetër për futjen në lojë të Salianjit, do ta quani konspirative, të tjerët e dinë dhe nuk flasin. Salianji, pse e frymëzoi Berisha të futet në këtë lojë, e bën në interes të Ilir Metës. Nëse zgjidhet kreu i grupit të PD, do ta çojnë tek interesi i Metës. Mbase dhe lidhja familjare mes Metës dhe Salinajit, që është shumë e afërt. Gjyshi i Salianjit me gjyshen e Metës, motër e vëlla”, tha Beqiri.
Kujtojmë që Idajet Beqiri është non grata në SHBA.