Agjensia Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) është nën sulmin e përditshëm të organizatave ndërkombëtare/individëve hakerues të huaj që kërkojnë të krijojnë destabilim (malware) dhe gjobëvënie (ransonware) për qëllime të ndryshme, nga gjeopolitike tek kriminale.
Si të mos mjaftonte sulmi i koordinuar hakerues i sponsorizuar nga Irani për të hedhur në erë sistemet digjitale, në vend është ngritur edhe një mesele tjetër, kallzimi në SPAK për të shtuar konfuzionin dhe jo qartësinë mbi ngjarjet.
Nëse në çdo vend tjetër të botës, sulmet kibernetike të kryera nga vende armike shërbejnë si një motiv për tu bashkuar të gjithë ekspertët IT dhe kompanitë e IT bashkë në mbrojtje dhe nxjerrje mesimesh, këtu tek ne pseudo-ekspertët që kanë mesuar lart e poshtë që mund të bëhet ransonware në facebook me paralajmërime për padi SPAK, kur është prokuroria e Tiranë që ka çelur hetime për sulmet hakeruese iraniane dhe ka vënë në përgjegjësi penale disa punonjës të administratës publike. Nëse janë aq të aftë të bëjnë raporte alternative të ngjarjeve kibernetike për Alcesk.
Më datë 19.07.2022, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka regjistruar procedimin penal Nr.5430 për kryerjen e veprave penale “Përgjim i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”, “Ndërhyrja në Sistemet kompjuterike” dhe “Keqpërdorimi i pajisjeve”, të parashikuara nga nenet 293/a, 293/b, 293/c, 293/ç, të Kodit Penal. Objekti i hetimit të këtij procedimi penal, është sulmi kibernetik ndaj institucionit shtetëror të AKSHI-it që përmbledh gjithë faqet zyrtare qeveritare në Republikën e Shqiperisë. Prokuroria e Tiranës ka kërkuar përmes letërporosisë të Ministrisë së Drejtësisë drejt Rusisë, për mbylljen e kanalit të hakërve në Telegram, HomelandJustice, përgjegjës për sulmin dhe për videot e hakerimit.
Të tjerë përgjegjës për nxjerrjen nga sistemi i tatimeve për pagat janë në masë arresti dhe do vendosë gjykata. Për dosjen e patronazhistëve, SPAK, ia ka kaluar dosjen prokurorisë së Tiranës, për veprën penale “Vjedhja e të dhënave personale”. Pseudoekspertët në Shqipëri harrojnë se Alcirt nuk ekziston më që në 2017.