Babai i shefit të Krimeve në Shkodër, Pëllumb Shpatit, ka treguar momenti kur shpërtheu tritoli jashtë banesës së tyre.
Gjergj Shpati tha se ishte në gjumë kur dëgjoi shpërthimin e fuqishëm dhe doli jashtë. Ai u shpreh se tritoli ka shkaktuar dëme të mëdha.
“Ka ndodhur në orën 4 të mëngjesit. Dëgjova zhurmë, dola e pashë ishte e shkatërruar. Ishin 17 veta në banesë, 3 familje. Ishte i fuqishëm, ka shkatërruar shumë, dritare, dyer, fasada, makina.
Nuk e di pse ka ndodhur, isha në gjumë. Për shkak të detyrës sepse nuk kemi probleme me njeri. Nuk di që Pëllumbi të ketë pasur kërcënime.
Kërkojmë që shteti të bëjë punën e vet, të hetojë”, u shpreh Gjergj Shpati.