Ministria e Brendshme, gati projekt vendimi për ngritjen e” Agjencinë Kundër Terrorizmit” brenda katër muajve

Shqipëria brenda prillit do të ketë Agjencinë Kundër terrorizmit dhe Ekstremizmit. Agjencia do të jetë në varësi të Ministrisë së Brendshme, e cila është duke përgatitur kuadrin ligjor për krijimin, organizimin dhe funksionimin e kësaj strukture.

Në fletoren zyrtare, tek programi i punës i Ministrisë së Brendshme saktësohet se brenda katër muajve të parë do jetë gati pr/vendimin për krijimin e kësaj agjencie.

Krijimi i kësaj agjencie në kuadër të angazhimit të vendit tonë në NATO, si dhe pjesë e planit të punës BE-Shqipëri kundër terrorizmit, sipas marrëveshjes së nënshkruar nga Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi në dhjetor në Bruskel, me Komisioneren për Punët e Brendshme në BE, Ylva Johanson.

Latest articles

Related articles