SPANJË-‘Ishin mjeshtra’- kështu thotë për autorët, Prokurori Publik spanjoll, i cili mbeti viktimë e një prej grabitjeve të kryera nga një bandë shqiptare që vepronte në Minho. Sipas prokurorit, i cili nuk ishte në banesë kur ndodhi grabitja në zonën Monte do Bom Jesus më 15 dhjetor 2021, grabitësit nuk kishin bërë dëme gjatë vjedhjes.
Nga shtëpia e prokurorit u vodhën katër ora dhe flori, me vlerë gjithsej pesë mijë euro, përveç dy mijë eurove cash. Një tjetër rast vjedhje në Braga që si autorë ka bandën e shqiptarëve, u regjistrua në famullinë e Aveledës, ku shqiptarët kanë vjedhur kasafortën me rreth 100 mijë euro.
Banda shqiptare akuzohet se ka kryer vjedhje, me një vlerë prej më shumë se gjysmë milioni euro, nga tetori 2021 deri në shkurt 2022, duke lëvizur çdo ditë midis Minho dhe Galicia, ku banonin tre grabitësit.
Edi Gjonaj (43 vjeç) dhe Artur Zisko (46 vjeç), të dy të arrestuar që ndodhen në paraburgim, akuzohen për 11 vjedhje të rëndë (11 të kryera dhe 5 në tentativë) dhe 30 akuza për falsifikim dokumentesh, përfshirë lejen e falsifikuar dhe targat.
I dyshuari i tretë, Desard Marku (44 vjeç), është arratisur me një makinë të policisë, ndërsa ishte dhe i armatosur. Gjatë gjithë seancave, avokati Tiago Melo Alves, mbrojtësi i dy të pandehurve, ka treguar se provat e procesit bazohen kryesisht në pamjet e kamerave të sigurisë vetëm kur janë ndaluar.
Burimi: Ominho.pt