Myrto Uzuni i ka dhënë fitoren Granadës ndaj Cartagenës në javën e 22 të Segunda Divizion.
Sulmuesi shqiptar realizoi golin e vetëm të fitores me anë të një penalltie në minutën e 70′.
Kujtojmë se me Cartagenën luan sulmuesi tjetër i Kombëtares shqiptare, Armando Sadiku.
Ky është goli i 11 sezonal për Myrto Uzunin, që kryeson edhe renditjen e golashënuesve.